Shameti: Sa mirë që ishte gjyqtar i huaj se tani Partizani nuk ka alibi!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 22:47

Shameti: Sa mirë që ishte gjyqtar i huaj se tani Partizani nuk ka alibi!

Ylli Shameti ka qenë protagonist absolut i ndeshjes së sotme. Mbrojtësi i Kukësit ishte ai që drejtoi në katërkëndorin e Partizanit topin i cili më pas u kthye në gol nga Dvornekoviç për avantazhin e ekipit të tij, ndërsa më pas realizoi autogolin e barazimit.

Shameti

Në “Gol pas Goli”, ai pranoi se skuadra nuk kishte bërë më të mirën e mundshme ndaj Partizanit, por theksoi se tani të kuqtë nuk kanë më alibi, pasi në këtë sezon nuk i mundën asnjëherë, as me gjyqtarë të huaj.

Për autogolin e shënuar

“Nuk ka nevojë për përsëritje të them që ishte autogoli i im, se kur krosoi Fejzullahu, Alla e kapi në parakalço dhe në momentin kur unë doja ta hiqja topin nga zona e kapa në kokë dhe shkoi në portë”.

Për rolin e tij të dyfishtë te golat

“Ishin dy fate të kundërta, i pari pozitiv se shënuam gol. I dyti më vjen keq se të paktën të mos ndëshkoheshim ashtu, të paktën të ishte meritë e kundërshtarit sesa fat i keq i yni”.

Për bilancin pas kësaj ndeshje

“Ne kishim ardhur për minimumi për një barazim. Logjikisht, si shkoi loja, mund edhe të fitonim, por edhe të ndëshkoheshim. Duhet t’i gëzohemi pikës së marrë se na mban në vendin e parë dhe kemi edhe katër ndeshje finale.

Por është diçka e mirë që është ndaj një rivali direkt që nuk na ka mundur asnjëherë. Është diçka pozitive. Do na kënaqnin tre pikët, por mirë është të jesh në këmbë në tokë dhe jemi të kënaqur me një pikë”.

Për situatën me dëmtimin

“Kisha një dëmtim me Teutën dhe nuk isha rikuperuar plotësisht. Por këto ndeshje duhet t’i sakrifikosh se janë finale dhe duhet të japësh maksimumin. Falënderoj Zotin që këmba mbajti deri sa u ndërrova, tani do të bëj vizitat dhe të shoh shkallën e dëmtimit, shpresoj të mos kem gjë

Më shumë se sforco fizike ishte tension apo adrenalinë e lartë e ekipit në momente të caktuara. Ndeshje të tilla e sjellin këtë situatë. Nuk është se kemi bërë një ndeshje të mirë tonën, është e drejtë. Por besoj se barazimi është i drejtë”.

Për rivalitetin deri në fund të kampionatit

“E kam thënë që çdo ndeshje duhet bërë maksimumi dhe t’i vlerësojmë të gjitha ekipet që nga Korabi që na ka marrë dy pikë dhe sot po i vuajmë, deri të vendi dytë, kushdo që të jetë, Partizani apo Skënderbeu. Kështu që çdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht me seriozitet se ai që mendon se e ke trepikëshin në xhep, të nxjerr probleme.

Më vjen mirë që kishte arbitër të huaj që të mos ketë alibi Partizani se kam dëgjuar në media që ne të Kukësit i fitojmë ndeshjet me arbitër. E rëndësishme është që Partizani këtë vit nuk na ka mundur asnjë ndeshje dhe kjo është shenjë që ata nuk e meritojnë kampionatin, e meritojmë ne. E treta besoj se kampionati do ndahet në Kukës ndaj Skënderbeut nëse shkojmë me diferencë të vogël pikësh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"