Shameti: Goli i parë ishte faull, Jorgji u bë si palaço cirku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2015 | 14:25

Shameti: Goli i parë ishte faull, Jorgji u bë si palaço cirku

ylli shametiYlli Shameti, në një prononcim për “Panorama Sport”, shprehet mjaft i irrituar me gjyqtarin Enea Jorgji për gjykimin që arbitri mbajti. Mbrojtësi gjirokastrit shpjegon se në disa raste Jorgji gaboi. “Gjyqtari Enea Jorgji u bë si palaço cirku në këtë takim, pasi me gjykimin e tij ka ndikuar në zhvillimin e kësaj ndeshjeje.

Pikë së pari, në rastin e golit duhet që të ishte ndërprerë ndeshja dhe duhej të ishte akorduar faull në favor të Kukësit, pasi Muça shkaktoi faull ndaj meje dhe kjo dukej qartazi fare. Mbas kësaj, nuk u dhanë disa faulle të rëndë që lojtarët e Tiranës shkaktuan ndaj nesh.

Ndërsa e kundërta e atyre ndodhi ndaj nesh, u ndëshkuam me kartonë shumë shpejt dhe pa të drejtë. Pretendoj për një penallti të pastër ndaj nesh, pasi në rastin tim unë pësova faull të rëndë brenda zonës së Tiranës, ndërkohë që arbitri ndërpret ndeshjen dhe nuk jep penallti. Gabim i qëllimshëm. Nuk mund të vazhdojmë me këtë lloj arbitrimi. Jorgji ka gabuar rëndë dhe ka ndikuar direkt në zhvillimin e kësaj sfide, pa hezituar dhe anashkaluar gabimet tona në ketë ndeshje”, përfundon Ylli Shameti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"