Shalli i Kobe Brajant në ankand, ja shuma që pagoi koleksionisti më i madh i Lakersave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 21:16

Shalli i Kobe Brajant në ankand, ja shuma që pagoi koleksionisti më i madh i Lakersave

Peshqiri që mbajti në krahë legjenda e Lakersave, Kobe Brajant gjatë fjalimit të lamtumirës, në ndeshjen e fundit të tij në vitin 2016, së bashku me biletat e ndeshjes janë shitur për 30.000 dollarë.

brajant

Këtë shitje e konfirmon gazetarja e CNN, Amanda Xhekson, e cila tregoi gjithashtu se personi që e bleu është koleksionisti më i madh i replikave të Lakersave në botë.

brajant

“Ai është një tifoz i përkushtuar ndaj Lakersave. Plani i tij është të krijojë një muze në Karolinën e Jugut,” deklaroi kryetari i Ankandit të Ikonave, Xhef Ullf.

Brajant

Ky shall iu mor nga qafa legjendës Brajant, i cili u nda nga jeta tragjikisht në datë 26 janar pas një aksidenti me helikopter ku ndodhej dhe vajza e tij 13 vjeçare, dhe fillimisht u shit në një ankand po në vitin 2016 për 8000 dollarë.

brajant

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"