Shalke gati të bëjë “çmenduri”, fiksohet me lojtarin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 9:24

Shalke gati të bëjë “çmenduri”, fiksohet me lojtarin e Juventusit

Nëse Juventusi duket se ka ndërruar mendje, për ta dhënë qoftë edhe në huazim në muajin janar, Merih Demiral vazhdon që të shtojë admirueset çdo ditë që kalon. Pas Milanit dhe skuadrave angleze të Mançester Junajtid, Mançester Sitit, Arsenalit e Totenhemit, qendërmbrojtësi turk i datëlindjes 1998 është futur edhe në shënjestrën e gjermanëve të Shalke 04. 

Merih-Demiral-Juventus

Blutë e Bundesligës, të cilët sivjet kanë rigjetur një ritëm siç e kërkon fama e tyre, po luftojnë për zonën Champions, teksa pauzat e festave i gjejnë në vend të katërt (30 pikë), me pikë të barabarta me Borusian e Dortmundit.

Shalke kërkon që të këtë ritëm ta ruajë deri në fund të vitit, por duke parë se në mbrojtje ka ende luhatje, ata e kanë individualizuar te Demiral përforcimin e nevojshëm, duke paraqitur një ofertë prej 7 milionë eurosh për huazimin e Demiralit deri në fund të sezonit, plus 40 milionë euro të tjera për të drejtën e blerjes së “Lojtarit turk të vitit”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"