Shaland nuk po i beson, babai i mbrojtësit të Kosovës ironizon: Një gjerman do të fuste edhe në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 17:29

Shaland nuk po i beson, babai i mbrojtësit të Kosovës ironizon: Një gjerman do të fuste edhe në sulm

Ecuria e Kosovës është me të vërtetë mbresëlënëse që pas ardhjes së trajnerit Bernard Shaland në krye të ekipit, por jo të gjithë duket se kanë mbetur të kënaqur.

leart paqarada

Babai i Leart Paqaradës, Shukri Paqarada, ka ironizuar trajnerin zviceran, duke deklaruar se po të ishte një trajner gjerman te Kosova, djali i tij do të luante edhe sulmues.

Learti, mbrojtës i majtë i Sandhauesenit në Gjermani, nuk u aktivizua fare në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Malit të Zi.

“Leart s’pate fat me ardh një trajner prej GJjermanisë për Kosovë, ndoshta të kishte vendosur sulmues për të luajtur se beka (anësorë) të majtë kemi boll”, ka ironizuar Shukriu në Facebook.

leart

Shukri Paqarada është ish-portier i gjeneratës së artë të Prishtinës. Krahas Leartit, pakënaqësi me mosaktivizim ka edhe tek lojtarët tjerë. Madje, më i miri i miqësores Kosovë – Gjibraltar, Florent Hasani, që kishte shënuar edhe golin e fitores, u aktivizua vetëm në minutat shtesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"