Shaland: Nëse varej nga unë, do i kërkoja FIFA-s të mos e kisha Spanjën në grup. Do luajmë vetëm në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 23:58

Shaland: Nëse varej nga unë, do i kërkoja FIFA-s të mos e kisha Spanjën në grup. Do luajmë vetëm në mbrojtje

Kosova përballet në ndeshjen e tretë të shtatorit për kualifikueset e Katar 2022, me një nga pretendentet kryesore për të shkuar në atë aktivitet, Spanjën. Ky është një duel shumë i vështirë për të cilin në konferencë për shtyp trajneri Bernard Shaland nuk ka shmangur batutat, por edhe ka shpjeguar se kjo do të ishte një ndeshje ku futbolli sulmues i “Dardanëve” do të shihej më pak.

shaland

“Ndeshja me Spanjën është speciale dhe shumë e vështirë. Nëse do të varej prej meje do të kërkoja nga FIFA që Spanjën mos ta kemi asnjëherë në grupe. Por të lëmë shakatë, pasi Spanja është një kundërshtar shumë i fortë. Ka posedimin e topin, presingun e madh dhe çdo kundërshtar ka telashe të mëdha. Por, edhe ne duhet ta provojmë këtë sikurse ekipet tjera.

Formacioni? Ju lutem mos më bëni pyetje për ekipin që do të luajë nesër. E them këtë për dy arsye. Kemi stërvitjen pas pak dhe pastaj do të shohim gjendjen fizike dhe situatën me lojtarët.

Është ndeshje speciale, sepse kundër Spanjës duhet të mbrohemi, jo vetëm Kosova por edhe Italia, Kroacia e skuadrat e tjera. Dhe nëse mbrohesh mirë, edhe nëpërmjet ndonjë tranzicioni të shpejtë të shënojnë dhe të marrin një rezultat të mirë. Të them se do të fitojmë është shumë vështirë, por duhet të përpiqemi. Për Kosovën duhet të ketë një paraqitje të jashtëzakonshme, sepse nuk është ndeshje e thjeshtë, është speciale.

Ne do të duhet të mbrohemi gjatë tërë kohës, normalisht do të provojmë të dalim dhe të krijojmë aksione kur e kemi topin, por kjo nuk do të jetë aspak e lehtë. Një gjë të tillë ndaj Spanjës nuk mund ta bëjë asnjë ekip në botë, sepse është shumë vështirë. Duhet të përfitojmë nga momentet kur e kemi topin. Është e qartë se Spanja është kundërshtare e një niveli shumë më të lartë sesa Greqia e Gjeorgjia”, ishin fjalët e Shaland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"