Shaland: Me Greqinë të vazhdojmë Gjeorgjinë. Selmani duhet t’i meritojë minutat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 21:22

Shaland: Me Greqinë të vazhdojmë Gjeorgjinë. Selmani duhet t’i meritojë minutat

Bernard Shaland shpreson që fitorja e parë e Kosovës në eliminatoret e Botërorit, ajo e arritur ndaj Gjeorgjisë, të jetë vetëm pikënisja dhe skuadra të vazhdojë të sigurojë rezultate të tilla edhe në ndeshjet në vijim, duke filluar nga sfida e nesërme kundër Greqisë.

shaland

Në konferencën e sotme për shtyp, ai theksoi se sa i rëndësishëm ishte kthimi i tifozëve, ndërsa la gjithçka të hapur për aktivizimin e Astrit Selmanit, i cili i është bashkuar së fundmi Kosovës.

“Ndeshja me Greqinë është e rëndësishme për ta konfirmuar ndeshjen e mirë në Gjeorgji. Luajmë ndaj një ekipi me lojë e lojtarë të mirë. Duhet të tregojmë edhe një herë lojë të mirë e të fortë. Ndeshja e parë ishte e mirë. Ndeshja e dytë nuk duhet të jetë problem, nuk kemi shumë lojtarë me lëndime. Rigjenerimi shkoi shumë mirë. Ishte përgatitje e mirë për ndeshjen e dytë. Ndeshja e tretë do të jetë e vështirë. Duhet të kemi kujdes edhe nga kartonët. Lojtarët janë gati për duelin e së dielës.

Jam shumë i lumtur me ndeshjen në Gjeorgji. Jo vetëm për rezultatin. Fillimisht kemi bërë paraqitje të mire, teknikisht, mentalisht. Ekipi ishte kolektiv. Pikët më të rëndësishme për të ardhmen. Na pret ndeshje e vështirë tani menjëherë kundër Greqisë. Ekipi ka luajtur me mentalitet të mirë, të bashkuar. Ishte mentalitet ndryshe edhe në taktikë e teknikë. Ishte më shumë se ndryshim mentaliteti në kokë. Ka qenë e rëndësishme se si kemi luajtur me topin, si jemi mbrojtur mirë. Rashani, Kastrati e Bytyqi patën lojë të mirë kundër Gjeorgjisë.

Është shumë e rëndësishme që tifozët janë kthyer. Nuk është njëjtë kur stadiumi është i mbushur plot e kur është vetëm 10 për qind. Por është gjë e mirë që një numër i tyre do të jetë në stadium. Covid-19 na ka shkaktuar shumë probleme. Me 10 për qind, “Dardanët” mund të bëjnë shumë zhurmë.

Selmani? Astriti është mirë në ekip. Punon mirë. Secili futbollist duhet t’i meritojë minutat kur të aktivizohet. Në varësi të situatës do të vendosim gjatë rrjedhës së lojës për Selmanin se a do të aktivizohet apo jo”, deklaroi Shaland në konferencë për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"