Shaland i kënaqur me barazimin: Pikë me vlera për Kosovën, por duhet të bëjmë më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 21:24

Shaland i kënaqur me barazimin: Pikë me vlera për Kosovën, por duhet të bëjmë më shumë

I kënaqur përgjysmë trajner zviceran i Kosovës Bernard Shaland, i cili në fund të sfidës ndaj Azerbajxhanit foli me superlativa për repartin mbrojtës por kishte rezerva për mesfushën dhe sulmin.

shaland

 “Mendoj se është një pikë me vlera, jam i kënaqur me mentalitetin që ka shfaqur skuadra sepse kemi punuar shumë në aspektin difensiv. Mendoj që ka qenë një ndeshje shumë e mirë në aspektin mbrojtës. Megjithatë duhet të kontrollojmë më mirë topin dhe të krijojmë më shumë raste”.

Për zgjedhjen e Zhegrovës në vend të Rashicës, Shaland komentoi.

“Pse njerëzit mendojnë që Rashica duhet të startojë gjithmonë! Ai ka luajtur 10 minuta por Zhegrova ka luajtur më shumë si në ligë ashtu edhe në Europa League”.

I kënaqur me pikën e marrë edhe kapiteni Samir Ujkani.

“Kishim vështirësi sepse e dinim që Azerbajxhani është kundërshtari më i fortë që kemi në grup. Barazimi është një rezultat i mirë edhe mund të kishim bërë diçka më shumë në fazën sulmuese”.

Optimist për të ardhmen u shfaq edhe mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti.

 “Besoj se morëm një rezultat të mirë pasi nuk pësuam gol. Në 4 ndeshje me trajnerin e ri nuk kemi pësuar humbje. Besoj se ishte një pikë shumë e rëndësishme pasi tashmë e presim Azerbajxhanin në shtëpi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"