Shaland: Duhet të marrim maksimumin, ndaj Maltës vetëm për tre pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 20:25

Shaland: Duhet të marrim maksimumin, ndaj Maltës vetëm për tre pikët

Kosova zhvillon ndeshjen e parafundit në grupet e Ligës së Kombeve, kur nesër luan si mysafir i Maltës. Ekipi kombëtar i Kosovës ka udhëtuar dje drejt kryeqytetit maltez Valleta, derisa sot trajneri Bernard Shaland ka dalë para gazetarëve për të folur rreth kësaj ndeshjeje.

lajmi-14_4242

Zvicerani pret që Malta të jetë një kundërshtar i fortë, por nga lojtarët e tij kërkon vetëm tri pikët që do ta mbajnë Kosovën edhe më tutje në krye të grupit.

“Kemi bërë paraqitje të mira deri më tani dhe jam i kënaqur me atë që kemi dhënë në këto ndeshje”, tha fillimisht Shaland. “Në këtë pikë po shohim se kemi shanse reale për ta mbyllur edicionin në vendin e parë të grupit, ndaj u kam kërkuar lojtarëve përqendrim, për të marrë maksimumin”. “E dimë se nuk do të jetë e lehtë ndaj Maltës, por ne jemi përgatitur që fillimisht të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të shpresojmë të marrim tri pikët që janë edhe objektiv i yni”, theksoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"