Shaktoi polemika të shumta me faqen e parë, Roma dhe Milani marrin vendimin e papritur ndaj gazetës prestigjoze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 10:37

Shaktoi polemika të shumta me faqen e parë, Roma dhe Milani marrin vendimin e papritur ndaj gazetës prestigjoze

Faqja e parë e gazetës sportive prestigjoze “Corriere Dello Sport”, ka bërë që gjatë ditës së djeshme të plasin polemikat në Itali.

corriere_sport.750

“Black Friday”, shkruhej në faqen e parë të kësaj gazete, ku Kris Smolling dhe Romelu Lukaku ishin lojtarët që figuronin. Ky titull u konsiderua racist dhe u bë fjalë për “hije” skandali.

Pas reagimeve dhe kundër reagimeve mes gazetës dhe palëve, klubi i Romës dhe i Milanit kanë vendosur që të ndërpresin çdo lidhje me gazetën prestigjoze “Corriere Dello Sport”. Klubet këtë e kanë njoftuar përmes postimeve zyrtare në rrjetet sociale.

FFFFF

1

 

Në pasdite reagoi edhe Romelu Lukaku: “Në vend që të përqendrohemi te një sfidë mes dy skuadrash, ‘Corriere dello Sport’ ka shkruar një nga titujt më idiotë që kam parë në karrierë. Kështu ushqehet mendimi negativ i lidhur me racizmin”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"