Shakohoxha: Shqipëria nuk duhet te luajë kundër Rusisë, duhet ndjekur shembulli i Polonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2022 | 18:04

Shakohoxha: Shqipëria nuk duhet te luajë kundër Rusisë, duhet ndjekur shembulli i Polonisë

Sporti duhet të reagojë ndaj luftës, edhe me masa që ndoshta cilësohen ekstreme. Ky është mendimi i Dritan Shakohoxhës, kandidat për president i FSHF-së, i cili mendon se organizata që drejton futbollin në vendin tonë, duhet të ndjekë shembullin e Polonisë duke refuzuar që të luajë ndaj Rusisë.

shakohoxha

Polakët ndeshen në play-off të Botërorit ndaj përfaqësueses ruse por kanë bërë të ditur se nuk do të zbresin në fushë kundër tyre. Shqipëria është kundërshtare e Rusisë në Ligën e Kombeve dhe sipas Shakohoxhës, duhet të bëjnë të njëjtën gjë, si solidaritet ndaj një akti lufte.

“Shqipëria duhet të refuzojë të luajë kundër Rusisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve! Federata duhet të kishte reaguar në këtë moment njësoj siç kanë bërë Polonia, Zvicra, etj! Nuk është asnjëherë e bukur të refuzohet një ndeshje futbolli, por në kushte të tilla ekstreme, kur perëndimi solidarizohet për atë që po i ndodh Ukrainës, e shoh të udhës një qëndrim të tillë”, deklaroi Shakohoxha për “Panorama Sport”.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Rusisë është ajo që do të hapë rrugëtimin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve në këtë edicion, e planifikuar të luhet më 2 qershor në “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"