Sfumoi Artur, Juve hidhet në sulm për yllin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 23:30

Sfumoi Artur, Juve hidhet në sulm për yllin e Barcelonës

Ky shkëmbim duket i destinuar të dështojë. Rezistenca e Artur Melos për t’u transferuar në Torino duket se i ka shuar përfundimisht shpresat e Juventusit, Barcelonës dhe Miralem Pjaniçit për një marrëveshje. Mesfushori brazilian vazhdon të këmbëngulë dhe të përsërisë për të dyja klubet se ai nuk ka ndërmend që të lëvizë nga “Camp Nou”. Dhe të gjitha sinjalet që vijnë nga Barcelona, janë pikërisht në këtë drejtim, duke shtyrë mbylljen e mundshme me sukses të këtyre bisedimeve.
artur melo
“Barcelona i ka dhënë liri të plotë për të vendosur për të ardhmen në ditët e ardhshme”, siguronte dy ditë më parë e përditshmja katalanase “Sport”. Një afat kohor i panevojshëm, duke parë vendosmërinë e lojtarit, që, sipas menaxherëve të tij: “Nuk do të dëgjojë asnjë ofertë, as të Juventusit dhe as të ndonjë klubi tjetër”. Madje, ai i ka kërkuar Barçës se nuk e kupton se përse janë gati ta sakrifikojnë atë për një lojtar 30- vjeçar si Pjaniç.

Në të njëjtën linjë me “Sport” është edhe gazeta tjetër katalanase, “Mundo Deportivo”: “Negociatorët katalanas krijuan përshtypjen se Artur dëshiron të qëndrojë, por bënë të qartë se një komunikim zyrtar, me 100%, u takon drejtuesve kryesorë të klubit”. Dhe kështu, duke llogaritur se negociatorët e Barçës në fjalë janë Erik Abidal dhe Ramon Planes, shefat e drejtimit sportiv të klubit, vetëm presidenti Hosep Maria Bartomeu (apo një prej zëvendëspresidentëve) mund ta thotë fjalën e fundit njëherë e përgjithmonë për një nga temat më të nxehta të kësaj merkatoje vere.

ALTERNATIVAT – Dhe sipas “TuttoJuve”, bardhezinjtë kanë nisur të studiojnë edhe alternativat e Artur Melos. “Zonjës” i pëlqen edhe Frenki de Jong, mesfushori holandez, ish-shoku i skuadrës së Matajs de Ligtit tek Ajaksi. Ish-kapiteni i “Harkëtarëve” do të gjente ish-shokun e skuadrës në Torino. Por vështirë që katalanasit të pranojnë të heqin dorë nga e ardhmja e mesfushës së tyre. Duke reflektuar për alternativat e tjera, pistat më të mundshme janë ato që të çojnë te Leandro Paredes dhe Zhorzhinjo, por nuk është e thënë që Pjaniç të lërë Juven për një klub tjetër nga Barça.
de jong

PSGStrasbourg-Paredes-On-n’a-pas-reussi-a-faire-ce-que-l’on-voulait-du-ballon.

jorginho-chelsea-2018-19_1i18hpxmwpi5u1gbn7c07vf67y
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"