Sfumohet Fernandesh, Junajtid projekton rikthimin e çmendur të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 13:07

Sfumohet Fernandesh, Junajtid projekton rikthimin e çmendur të…

Bisedimet mes Mançester Junajtid dhe Sportingut të Lisbonës mund të jenë ndërprerë për të mos u rihapur më pasi “Djajtë” refuzojnë që të paguajnë 68 milionë paundët e kërkuar nga portugezët për mesfushorin Bruno Fernandesh. Sipas “The Sun”, Junajtid që kishte arritur akordin me talentin 25- vjeçar dhe bisedimet po shkonin mirë edhe me Sportingun, është tërhequr nga tavolina e bisedimeve sepse luzitanët kanë rritur pretendimet financiare. 

Bruno Fernandez

Anglezët ishin optimistë se do ta bënin të tyrin mesfushorin këtë javë për një shifër 55 milionë sterlina. Bisedimet avancuan shumë mirë mes klubeve gjatë fundjavës, por Sportingu këmbënguli për 68 milionë sterlina që ta linte lojtarin të lirë që këtë muaj, ndërsa oferta e Junajtid ishte 42.5 milionë paund, dhe 8.5 milionë bonuset. Sportingu donte një vlerë më të lartë për kartonin dhe “Djajtë” kanë vendosur të mos e pranojnë një gjë të tillë duke menduar se kjo shifër është tepër e lartë për yllin e kombëtares portugeze dhe i ndërprenë bisedimet.

carlos-tevez-b2cfa1b6b51073ea35a48c84f470f1485920d6

Rikthehet Tevez? – Pa Markus Rashfordin minimalisht për 6 javë, Solskjaer është vënë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar talentin e tij 22-vjeçar. Do të jetë një operacion që duhet mbyllur në kohë shumë të shkurtër sepse merkatoja ka nisur numërimin mbrapsht prandaj klubi është orientuar drejt profileve me kosto të ulët, lojtarë me eksperiencë që kanë luajtur në Premier Ligë sipas “TuttoSport”. Këtij identikiti i korrespondon edhe emri i Karlos Tevezit. Argjentinasi luajti në “Old Trafford” nga 2007- 2009, përpara se të transferohej te rivalët e Sitit. 35-vjeçarit, i cili është në vitin e tretë te Boka, i skadon kontrata në qershor.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"