Sfumohet boshnjaku Dilaver prej pasaportës, Vllaznia zgjedh një maqedonas për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 19:22

Sfumohet boshnjaku Dilaver prej pasaportës, Vllaznia zgjedh një maqedonas për sulmin

Vllaznia nuk heq dot nga “njeriu-gol”. Edhe pse kanë marrë disa lojtarë për ofensivën, merkatoja nuk mund të quhet e mbyllur pa afruar edhe një bomber. Pak ditë më parë doli në skenë Haris Dilaver për këtë rol. U përfol se me boshnjakun ishte arritur parimisht akordi, e megjithatë drejtuesit i janë rikthyer një piste më të vjetër.

haris-dilaver-588a809d-9276-46f9-9958-df97a1edfc0-resize-750

 

Haris Dilaver, sulmuesi 30-vjeçar nga Bosnja

Bëhet fjalë për Marko Simonovskin, maqedonasin që sezonin e fundit e mbylli te Voluntari në Rumani. Klubi ishte tërhequr nga ky operacion për shkak të pretendimeve të larta që kishte lojtari. Ata i kishin ofruar gati 4 mijë euro, ndërsa 28-vjeçari donte diçka më tepër se kaq. Megjithatë, situata është përmbysur në ditët e fundit. Pasi kanë vendosur në “peshore” këto dy kandidatura, kanë dalë në përfundim se Simonovski është i duhuri për sulmin. Edhe pse do të shpenzojnë diçka më tepër për të pasur shërbimit e tij, të paktën do të jenë të qetë për numrin e të huajve.

Maqedonasit nuk llogariten si ekstrakomunitarë në kampionin tonë dhe ky shihet si “bonus” prej shkodranëve. Tomas Brdariç është duke pritur pikërisht qendërsulmuesin për të plotësuar ekipin për sezonin 2020- 2021. Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe pritet që shumë shpejt të hidhet edhe firma mbi kontratë.

Marko_Simonovski

Marko Simonovski, sulmuesi 28-vjeçar nga Maqedonia

Madje, ai pritej dje në Shkodër. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë edhe merkatoja në hyrje do të mbyllej këtu. Të paktën ky është plani paraprak i drejtuesve, pasi me tregun e shitblerjeve që do të mbetet i hapur, gjithçka mund të ndodhë. Nëse vjen ndonjë okazion, nuk do t’i thoshin assesi “jo”.

LLOGARITË – Gjashtë lojtarë të huaj ka afruar Vllaznia në këtë merkato vere dhe duhet thënë që asgjë nuk ka mbaruar. Nëse maqedonasi Aleksandar Isaevski nuk llogaritet si ekstrakomunitar, e njëjta gjë nuk vlen për malazezin Bojan Zogoviç, gjermanin Kristofer Mandiangu, kenianin Ismael Dunga dhe brazilianët Viktor da Silva Matos e Kasius Vinicius Koelho. Në një kohë që lejohen vetëm 4 të tillë në fushë (sipas rregullores së përcaktuar nga vetë FSHF-ja), për stafin teknik nuk do të jetë e lehtë që të ndërtojë 11-shen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"