“Sforcohemi me Malën në të djathtë”, Franko Lerda: E dominuam Vllazninë, ja si do rreshtohemi në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 19:25

“Sforcohemi me Malën në të djathtë”, Franko Lerda: E dominuam Vllazninë, ja si do rreshtohemi në mbrojtje

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, u duk i kënaqur nga fitorja e ekipit të tij në fushën e Vllaznisë, teksa komplimentoi lojtarët.

lerda

Lerda foli për rreshtimin në mbrojtje, pas ndeshjes në mikrofonin e “Supersport”, ndërkohë që u shpreh se në pjesën e dytë e dominoi Vllazninë.

Përveç fitores, sa i kënaqur jeni me lojën e Partizanit?

Dua të vazhdojmë të përmirësohemi. Kur fitojmë, duhet të kënaqemi gjithmonë. Na ndodh edhe të luajmë mirë dhe të mos fitojmë. Pjesën e parë, Vllaznia ishte më agresive, por në të dytën ishim ne që dominuam. Shënuam 3 gola ndaj një nga ekipeve më në formë për momentin. Për të tjerat do punojmë gjatë javës.

Kjo fitore e ndihmon ekipin në garën për titullin?

Dua të komplimentoj lojtarët e mi, pasi ndaj një ekipi si Vllaznia që kishte pësuar vetëm një humbje, arritëm të marrim një fitore me 3 gola. Ata luajnë edhe pa presion, dhe dua t’i komplimentoj dyfish lojtarët e mi. Kampionati është me shumë vështirësi, edhe dy ekipet që janë ngjitur po bëjnë shumë mirë.

Mala a është i sakrifikuar në të djathtë? A humbet Partizani duke e mbajtur në krahun e djathtë?

Jam dakord për këtë konstatim. Mala dha më shumë në mesfushë. Ne nuk kemi pasur një mbrojtës të djathtë. Idrizaj nuk është gati në kondicionin fizik. Nëse nuk do luante Mala aty, do detyroheshim të ndryshonim stilin e lojës. Në 30 minutat e fundit më pëlqeu ekipi tej mase.

Do vazhdoni me 3 lojtarë në mbrojtje, apo jeni konsoliduar me 4?

Në karrierën time kam luajtur edhe me 3 edhe me 4. E nisëm me 4 mbrojtës në Kupat e Europës, bëmë mirë. Më pas shkuam me 3, për disa mungesa, fituam Superkupën. Ndaj Tiranës u detyruam të luajmë sërish me 4 mbrojtës. Por, do e shohim gjatë rrugës në varësi të rrethanave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"