Sforco për 30 milionë lekë, Tirana mendon vetëm për finalen ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2018 | 17:39

Sforco për 30 milionë lekë, Tirana mendon vetëm për finalen ndaj Kastriotit

Tirana bëhet gati për “sforcon” e fundit. Edhe pse ngjitjen e siguruan tri javë para fundit, të besuarit e Ze Marias tashmë po mobilizohen vetëm e vetëm për finalen. Nëse në Berat dhe Fier iu dha hapë- sirë të rinjve dhe lojtarëve që nuk kishin marrë shumë minuta, situata do të ndryshojë totalisht ndaj Bylisit. Tashmë nuk ka më vend për prova, pasi në fushë do të zbresin titullarët. Java përmbyllëse e Kategorisë e Parë do të shfrytëzohet si provë gjenerale për duelin e 16 majit kundër kryesuesve të Grupit A.

tiranaaa

Fondi – Një ekip si Tirana kurrë nuk do të kishte dashur që arkivës së saj të artë t’i shtohej edhe një trofe prej inferiores. E megjithatë, më shumë se marrjes së një kupe të pavlerë, do i gëzoheshin “bonusit” që lëvron FSHF-ja për fituesen. Dhe nuk janë pak, por 30 milionë lekë të vjetër. Sigurisht që kjo shifër e akorduar nga federata nuk do u mjaftonte bardhebluve as për të mbyllur pagat për gjysmën e ekipit, kur dihet që fondi për çdo muaj shkon në 60 milionë lekë të vjetër, megjithatë “jo” nuk do i thoshin kurrë. Në një moment kur duhet të paguhet Gjergj Muzaka apo kur dihet që UEFA i ka anuluar fondin prej 215 mijë eurosh, disa të holla më tepër të arkëtuara nuk do i refuzonte kurrkush.

Rekordi – Në kësi kushtesh, bardheblutë do të bëjnë çmos që ta fitojnë finalen që të zhvillohet në “Elbasan Arena” për të thelluar rekordin, duke marrë trofeun e 52-të në 98 vite krijim, por edhe për paratë. Madje, nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit këtë shifër mund t’ua shpërndajnë lojtarëve si formë shpërblimi. Nga ana tjetër, edhe vetë Ze Maria e do me forcë këtë trofe.

Pasi ka marrë Superkupën, tashmë do të tentojë që t’i shtojë karrierës së tij si trajner edhe një titull, i cili edhe pse në Kategorinë e Parë, për të ka realisht vlerë, sepse në fund të fundit realizoi objektivin. Braziliani ua ka bërë të qartë edhe lojtarëve se kërkon dy fitore të fundit për të përmbyllur denjësisht këtë sezon, konkretisht atë ndaj Bylisit dhe më pas Kastriotin.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"