“S’fitojmë dot më”/ Klop dorëzon titullin, tani rrezikon shkarkimin. Gjermani favoriti i basteve për t’u larguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 15:46

“S’fitojmë dot më”/ Klop dorëzon titullin, tani rrezikon shkarkimin. Gjermani favoriti i basteve për t’u larguar

Një tjetër kapitullim i Liverpulit në Lestër, një ndeshje që e humbet në7 minuta dhe pas një tjetër gafe të portierit Alison. Dhe pas disfatës 3-1 në “King Power Stadium”, Jyrgen Klop tund flamurin e bardhë, tani qëështë 13 pikë pas Sitit kryesues, i cili ka luajtur edhe një ndeshje më pak. I pyetur nëse kampionët e kanë dorëzuar titullin, trajneri gjerman tha pas ndeshjes:

0_Jurgen-Klopp

“Po, nuk mund ta besoj, por po. Nuk mendoj se mund ta ngushtojmë këtë diferencë këtë vit për të qenë i sinqertë. Ne duhet të fitojmë ndeshjet, duhet të përpiqemi të shmangim gabimet dhe keqkuptimet. Në dy situata nuk e bëmë këtë dhe kështu i shënoi Lestëri dy golat. Rezultatet kanë të bëjnë me paraqitjen. Ne luajtëm mjaftueshëm mirë për ta fituar ndeshjen, përveç disa gabimeve që bëmë në fund”.

BASTET – Tri humbje radhazi dhe tani Jyrgen Klop është favorit sipas kompanive të basteve si trajneri i radhës në Premier Ligë që rrezikon shkarkimin, përpara Zhoze Murinjos së Totenhemit.

“Reds”-at kanë humbur katër nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit dhe kanë grumbulluar vetëm 9 pikë nga 30 të mundshme. Shkarkimi i teknikut gjerman kuotohet me koeficientin 1.91 ndaj 5.5 qëështë koeficienti i shkarkimit të teknikut portugez të “Spërsave”, i cili vjen pas një tjetër humbjeje të rëndë 3-0 kundër Mançester Sitit. Totenhemi renditet 17 pikë pas kryesuesve dhe tani londinezët kanë humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

TIFOZËT E MBËSHTESIN – Ish-tekniku i Dortmundit është në momentin e tij më të vështirë në “Anfield”, por tifozët e Liverpulit janë në krah të tij në këtë kohë të vështirë.

Një grup ultrasish të “Reds”-ave kanë varur jashtë stadiumit “Anfield” një banderolë ku emri i trajnerit gjerman shoqërohet nga motoja e klubit: “Jyrgen Klop, ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”. Edhe sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, karikon skuadrën në këto ditë të vështira, duke premtuar se lojtarët nuk do të dorëzohen, por do të luftojnë si kampionë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"