“Sfidova të kaluarën për të ardhur këtu”, futbollisti i Juventusit prek tifozët me mesazhin e lamtumirës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 17:20

“Sfidova të kaluarën për të ardhur këtu”, futbollisti i Juventusit prek tifozët me mesazhin e lamtumirës

Miralem Pjaniç i ka dhënë lamtumirën Juventusit. Futbollisti boshnjak, i cili do të luajë për Barcelonën përshëndeti me një mesazh falënderues tifozët bardhezi për sukseset dhe kujtimet e jashtëzakonshme që kaloi gjatë 4 viteve në Torino.
Miralem.Pjanic.Juve.2020.21.750x450
“Sfidova të kaluarën për të vazhduar në të tashmen, të paktën dhe për pak kohë. Sot, rrugët tona ndahen, por kam ecur në çdo centimentër për të arritur këtu duke e ditur se kam qenë pjesë e diçkaje të jashtëzakonshme, diçka që do të qëndrojë përgjithmonë në zemrën time dhe do të më shoqërojë në rrugën e re”, shkruan Pjaniç.

Pjaniç fitoi 4 kampionate, 2 Kupa dhe 1 Superkupë të Italisë me Juventusin. Ai është votuar për 4 sezone radhazi në “Formacionin më të mirë të vitit të Serisë A”. 30-vjeçari ballkanas është shkëmbyer me Artur Melon e Barcelonës sipas një marrëveshjeje midis dy klubeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"