Sfidon Shqipërinë sot, flet Grizman: Duhet të punoj fort, gjithçka po shkon shumë mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 18:35

Sfidon Shqipërinë sot, flet Grizman: Duhet të punoj fort, gjithçka po shkon shumë mirë

Antuan Grizman do të luajë me Francën ditën e sotme kundër Shqipërisë, në shtëpinë e re të kuqezinjve “Air Albania Stadium”.Grizman

Sulmuesi është një nga lojtarët kryesorë te “Gjelat”, ku gjithmonë gjatë grumbullimit tregon një paraqitje të shkëlqyer. Mirëpo nuk po ndodh e njëjta gjë te ekipi i tij Barcelona, ku ai kaloi në merkaton e verës, nga Atletiko Madridi. Grizman nuk po arrin të tregojë një formë shumë të mirë te katalanasit, kjo edhe për faktin se ai nuk aktivizohet në pozicionin e tij të preferuar.

Për këtë çështje ka folur edhe vetë futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se do të vazhdojë të punojë fortë. “Jam në një ekip të ri, me një taktikë të re dhe një pozicionim të ri në fushë. Megjithatë te Barcelona ju duhet të  punoni fortë.  Unë jam krenar për skuadrën ku jam, dhe puna e mirë paguhet gjithmonë. Duhet të besoj gjithmonë te vetja ime dhe gjithçka po shkon shumë mirë.”, u shpreh Grizman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"