Sfidojnë Vorën, flet trajneri i Burrelit: Presioni mbi ne, por i kemi marrë… masat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 11:30

Sfidojnë Vorën, flet trajneri i Burrelit: Presioni mbi ne, por i kemi marrë… masat

Burreli udhëton sot në kryeqytet, atje ku do të masë forcat me Vorën e vendit të 4-t. Tashmë që nis faza e fundit, çdo ndeshje është finale. Kështu e trajton edhe Samuel Nikaj këtë 90-minutësh, ndërsa objektivi mbetet i qartë: fitorja dhe blindimi i kreut të Grupit A. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” trajneri e pranon që presioni është mbi ata, e megjithatë gabimet i quan të ndaluara.

Nikaj

“Është faza e fundit dhe do t’i konsideroj pa frikë si gjashtë finale këto që kanë mbetur. E para është me Vorën, një kundërshtar që na ka vendosur në vështirësi, përtej fitoreve. Kjo, për shkak se ka lojtarë cilësorë si ekip. Ata e kanë arritur misionin e tyre, ndërsa ne kemi objektiv maksimal.

Kjo do të na bëjë ne që të udhëtojmë më të karikuar, por ka edhe anën tjetër të medaljes. Ata duke mos pasur ngarkesë, e kanë më të lehtë që t’u dalë loja. Ne e kemi ‘për jetë a vdekje’, por shpresoj të mos bllokohemi. Mendoj se i kemi marrë masat. Do të bëjmë më të mirën nesër (sot), pasi nuk na lejohen hapat falsë”, përfundoi tekniku shkodran.

FOR

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"