Sfidojnë Vllazninë në Ligën e Konferencës, zbulohet sa tifozë të Universitatea Kraiovës do të jenë në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 14:28

Sfidojnë Vllazninë në Ligën e Konferencës, zbulohet sa tifozë të Universitatea Kraiovës do të jenë në “Loro Boriçi”

Drejtuesit e Universitatea Kraiovës kanë paralajmëruar klubin e Vllaznisë që të përgatitet për një numër të madh tifozësh rumunë më 21 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”, kur dhe do të luhet ndeshja e parë mes dy skuadrave në orën 21:00.

UNIVERSITATEA KRAIOVA

Së fundmi mediat rumune kanë raportuar se numri i tifozëve nga Kraiova që mendohet se do të udhëtojnë drejt Shkodrës do të jetë të paktën 500 vetë.

Grupimi ultras i rumunëve do të udhëtojë në mënyrë të organizuar drejt Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"