Sfidojnë Sauthemptonin e Brojës, Guardiola: Kujdes nga “Shenjtorët”, kanë edhe Bekhamin e goditjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 10:49

Sfidojnë Sauthemptonin e Brojës, Guardiola: Kujdes nga “Shenjtorët”, kanë edhe Bekhamin e goditjeve

Mançester Siti nuk kërcënohet vetëm nga Armando Broja në transfertën e sotme. Trajneri i “Qytetarëve” e ka cilësuar dyshen e Sauthemptonit, trajnerin Ralf Hazenhytel dhe kapitenin Xhejms UardPrauz si dy prej më të mirëve në botë.

Pep Guardiola

“Sauthemptoni është një skuadër me shumë cilësi. Trajneri i tyre është i jashtëzakonshëm, një prej më të mirëve në Premier Ligë. Do të jetë gjithnjë një ndeshje e fortë. Kemi një sfidë të vërtetë nesër (sot), e dimë këtë”, tha 51-vjeçari, i cili i ka fituar 12 ndeshjet e fundit në kampionat.

E djathta e mesfushorit anglez krahasohet me atë të Dejvid Bekhamit dhe katalanasi është shumë dakord:

“Ata kanë ekzekutuesin më të mirë të goditjeve të dënimit që unë kam parë ndonjëherë, ose të paktën ai është më i miri në botë aktualisht.

Nuk ka një goditës më të mirë sesa Uard-Prauz. Ai është aq i mirë sa ndoshta të mungon pak ai lloj futbollisti. Ai është një lojtar skuadre me shumë cilësi, me dhe pa top”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"