Sfidojnë Pogradecin, Mërgjyshi me mision për Korabin: Duam elitën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2021 | 10:14

Sfidojnë Pogradecin, Mërgjyshi me mision për Korabin: Duam elitën!

Korabi udhëton në Pogradec me objektiv të qartë: të marrë pikët dhe blindojë vendin e dytë. Artan Mërgjyshi e cilëson të vështirë këtë transfertë, megjithatë beson se do t’ia dalin.

Mergjyshi

“Ne kemi synimet tona, sikurse edhe Pogradeci. Kanë një ekip të mirë, por ne do të kërkojmë të marrim një rezultat pozitiv.

Sikurse e thashë dhe më sipër, ne pretendojmë që të kampin Superioren në mbyllje të këtij sezoni. Rrugëtimi nuk është i lehtë dhe është ende herët për të folur, pasi gara po bëhet e fortë.

Për ndeshjen ndaj Pogradecit, ekipi është i plotë pas rikthimit të Paplekajt. Në fushë do të futemi vetëm për një rezultat pozitiv”, tha trajneri për gazetën.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"