Sfidojnë Kastriotin, mësohet stadiumi se ku do të luajë Partizani ndaj krutanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 12:35

Sfidojnë Kastriotin, mësohet stadiumi se ku do të luajë Partizani ndaj krutanëve

Partizani do të luajë sërish në “Air Albania” edhe sfidën e radhës kundër Kastriotit, që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 16:00. “Demat” morën një fitore të pastër 3-0 kundër Bylisit ditën e diel pikërisht në këtë stadium, duke e mbyllur fazën e tretë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Partizani fitorja

Sfida kundër Kastriotit, është një tjetër takim delikat, por Partizani konsiderohet favorit për të marrë tri pikët e plota. Nëse “demat” triumfojnë përballë krutanëve, atëherë do të merrnin edhe kreun e tabelës, të paktën për 24 orë, pasi Teuta dhe Vllaznia luajnë ditën e diel.

Për sfidën kundër Kastriotit, trajneri Daja do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe hapat falsë, nuk lejohen më.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"