Sfidojnë Erzenin, flet Mërgjyshi: Fitojmë ndaj kryesuesve, do të luftojmë deri në fund për elitën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2022 | 11:19

Sfidojnë Erzenin, flet Mërgjyshi: Fitojmë ndaj kryesuesve, do të luftojmë deri në fund për elitën!

Në Peshkopi luhet një finale e vërtetë këtë të diel. Korabi i vendit të tretë pret Erzenin kryesues. Një 90-minutësh që mund të ndryshojë balancat për elitën, ndaj edhe dibranët janë angazhuar maksimalisht. Nuk e njohin humbjen në shtëpi, ndaj edhe këtë herë do të kërkojnë fitoren e 12-të. Artan Mërgjyshi është optimist, ndonëse e parashikon të vështirë.

MERGJYSHI

“Luajmë përballë kryesuesve, por do të tentojmë fitoren. Ekipin e kemi të plotë dhe lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe psikologjike, ndaj pse të mos besojmë.

Ndonëse jemi në vendin e tretë, do të luftojmë deri në fund për të prerë një biletë direkte për ngjitjen.

Shpresoj shumë që dhe me tifozët në krah, t’ia arrijmë qëllimit”, tha trajneri për “Panorama Sport”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"