Sfidojnë “djajtë e kuq”, flet Deshamp: Respekt për belgët, por duam finalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2021 | 17:12

Sfidojnë “djajtë e kuq”, flet Deshamp: Respekt për belgët, por duam finalen

Jo vetëm për Pol Pogbanë, por edhe për Didië Deshampin Torino është një shtëpi e dytë, një qytet special nga i cili pret shtytjen e duhur mbrëmjen e sotme, duke qenë se ai jo vetëm ka stërvitur bardhezinjtë në sezonin 2006-2007, ku i kthehu nga Seria B në A, por në të njëjtën kohë ka luajtur 5 sezone (1994- 1999), duke fituar edhe Ligën e Kampioneve. Prandaj, motivimi për sfidën e sotme ndaj belgëve është i dyfishtë për teknikun e “Gjelave”.

deshamp

“Për mua, Torino është një shtëpi e dytë dhe pa dyshim që do të jetë një kënaqësi të luaj në ‘Allianz Stadium’, në impiantin e Juventusit për më tepër. Dhe besoj se në fund do të bëj sërish festë në Torino, pasi me gjithë respektin për belgët, ne kemi bërë gjithçka për të qenë pjesë e këtyre finaleve të Ligës së Kombeve.

Madje, ne jemi këtu për të shkuar në finale dhe për të tentuar trofeun. Liga e Kombeve duhet të jetë shpërblimi ynë për gabimet e bëra në ‘Euro 2020’, pasi nga Europiani i kësaj vere kemi dalë me shumë pengje, ndaj, kundër Belgjikës do të shfryjmë të gjithë nervozizmin tonë dhe do të fitojmë”, deklaroi Deshamp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"