Sfidojnë Apoloninë në transfertë, “SMS”-ja e Nevil Dedes: Realizojmë objektivin te Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 10:39

Sfidojnë Apoloninë në transfertë, “SMS”-ja e Nevil Dedes: Realizojmë objektivin te Erzeni

Erzeni e ka ndarë mendjen: do elitën. Rrugëtimi nuk do të jetë i lehtë, por masat i kanë marrë. Nuk janë kursyer aspak në merkato dhe dukshëm kanë ndërtuar një ekip pretendent. Eksperienca dhe talenti janë kombinuar më së miri dhe provat e para i dhanë gjatë 11 miqësoreve të zhvilluara. Asnjë humbje e pësuar (6 fitore dhe 5 barazime) janë dëshmia më e mirë për forcën e këtij grupi.

nevil dede 1

E megjithatë, sot nis gara e vërtetë dhe futen në lojë pikët. Kalendari i çon në transfertë në nisje të sezonit 2021-2022 dhe më konkretisht në Fier, ku do të matin forcat me Apoloninë. Kanë dy muaj që stërviten dhe mund të thuhet pa frikë se janë gati për të zbritur në fushë.

Edhe pse jashtë fushe, do të tentojnë fitoren. Vetë Nevil Dede nuk ka dashur që të flasë gjatë para premierës së Kategorisë së Parë. Megjithatë, një mesazh të qartë e ka dhënë. Kur pyetet nga “Panorama Sport” për pritshmëritë që ka nga java e parë, trajneri përgjigjet:

“Jemi për realizimin e objektivave”. Ekipi është grumbulluar në Durrës dje, ndërsa sot do të marrë rrugën drejt Fierit. Shijakasit nuk do të jenë vetëm, pasi në krah do të kenë tifozët. Ata do të udhëtojnë të organizuar, për t’u dhënë zemër lojtarëve nga shkallët e stadiumit.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"