Sfidohen kundër Maliqit, portieri Çako pret fitoren e parë të Apolonisë: I kemi të ndaluara gabimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 11:40

Sfidohen kundër Maliqit, portieri Çako pret fitoren e parë të Apolonisë: I kemi të ndaluara gabimet

Apolonia u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe është nisur drejt Korçës, atje ku do të masë sot forcat me Maliqin. Trajneri Juri Kanarsa ka ende dilema për 11-shen që do të hedhë në fushë, sidomos pas paraqitjeve të mira të të rinjve: Topi, Kaçanolli dhe Levendi. Portieri Endrit Çako pret fitoren e parë në transfertë, ndërsa për “Panorama Sport” thotë:

Endrit Cako

“Megjithëse kishim Kupë në mesjavë, fokusi ka qenë te kampionati. Jemi të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për të fituar me Maliqin në transfertë. Tanimë jemi më të organizuar dhe do të luftojmë për marrjen e një rezultati pozitiv në stadiumin ‘Skënderbeu’, ndonëse e vështirë do të jetë.

Apolonia synon ngjitjen në ‘Abissnet Superiore’ dhe kjo na obligon që të tregojmë veten si brenda dhe jashtë fushe. Cilësi kemi, ndaj nuk na mbetet veçse të marrim rezultatet. Kemi mjaft lojtarë të rinj të talentuar dhe eksperiencën e duhur, për të ecur të sigurt drejt misionit madhor”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"