Sfidë penalltish dhe dhurime uniformash, ngjitet Kevitani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2015 | 17:32

Sfidë penalltish dhe dhurime uniformash, ngjitet Kevitani

Ada-BeselidhjaSPORTINGU – ADA B 1-2
GOLAT: Gjyla 15′ (11-m) / Shkreli 22′ (11-m), Përndrecaj 55′ (11-m)
SPORTINGU: Shabani, Hashimi, Mcini, Kola, Nela, Mulliu, Mata, Shkurta, Gjyla, Çela (Dautaj 46′), Ahmagjoka. Trajner: Besmir Jakupi
ADA B: Nikolli, Frroku (L.Ndoj 46′), Shkreli (Sela 46′), Kola, B. Ndoj, Matija, Gjini, Përndrecaj, Marku, Pali (Marashi 46′), Nikolli. Trajner: Besmir Ndoj GJYQTARË: R.Dobruna, A.Bixhi, J.Kraja (Tiranë); DELEGAT: Genci Xhafa (Kamzë) KARTON I VERDHË: Nela 70`

BULQIZA – INTERNACIONAL 4-2
GOLAT: Rrushi 9′, 12′, 57′, Dajti 48′ / Bodini 5′, Gjura 70′
BULQIZA: Mema, Pepa, Kamshi, Uka, Halili, Dajti, Molla, Adili (Domi 80′), Rama (Bala 65′), Rrushi (Bitri 70′), Likaj. Trajner: Hakik Çekiçi
INTERNACIONAL: Totoshi, Myzyraj, Meçi, Vllacaj, S.Mani (Sulollari 67′), Muçi, Bodini, Gjura, Kraja (Brahimaj 80′), Eshi, Qemolli (E.Mani 50′). Trajner: Mirjet Vllacaj GJYQTARË: A.Stolaj, D.Tomori, A.Koçiaj (Tiranë); DELEGAT: Argid Sheme (Tiranë) KARTONË TË VERDHË: Halili 35′, Domi 83′, Bitri 86′ / Sulollari 81′, Myzyraj 83′, Meçi 86′

Java e 19-të ka startuar dje me 3 ndeshjet e Grupit A, ndërsa takimi i planifikuar të mërkurën ndërmjet FC Kevitan dhe Djelmnisë nuk u luajt, pasi kjo e fundit sërish nuk është paraqitur, për shkak të protestës ndaj FSHF-së. Mirëpo, ajo tashmë rrezikon edhe përjashtimin, në bazë të rregullores së kampionateve. Kështu, skuadra e paraqitur, FC Kevitan, e fiton këtë takim në tavolinë (3-0), kështu matematikisht ngjitet në të Dytën. Javën e ardhshme, kjo skuadër ndaj Internacionalit do të festojë ngjitjen dhe do të përgatitet për titullin me ekipin që do kryesojë Grupin B, ku në garë janë Tirana Internacional dhe Rubiku.

Ndeshjet – Bulqiza, “poker” ndaj Internacionalit, në një ndeshje mjaft të bukur e plot gjallëri. Përpara fillimit të takimit ka pasur një ceremoni të shkurtër, ku bashkëshortja e Sabri Abdiut, Aida, së bashku me dy fëmijët e saj, Gentiana dhe Ridiani, kanë dhuruar uniforma për ekipin e Bulqizës. Ka qenë një ceremoni e organizuar nga TVSH, ku gazetari Dëfrim Methasani dhe komentatori Ismet Bellova kanë kujtuar me nostalgji të ndjerin Sabri Abdiu, i cili ka qenë themeluesi i klubit shumësportësh të Bulqizës dhe për më se 10 vite radhazi e ka drejtuar atë klub.

Më tej, ka drejtuar klubin Studenti në kryeqytet për 7 vite radhazi, duke pasur në përbërje 13 ekipe të këtij klubi, pjesëmarrëse në aktivitete kombëtare, por që u nda nga jeta në tavolinën e punës, për shkak të një infarkti kardiak. Sa i përket sfidës, Bulqiza dhe Internacionali dhuruan spektaklin e 6 golave, ku ka spikatur Flogert Rrushi me një tripletë dhe më pas Dajti ka vulosur për Bulqizën. Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Mirjet Vllacaj, kanë shënuar Bodini duke surprizuar që në minutën e 5-të dhe në pjesën e dytë Gjura shkurton në 4-2. Ndeshja e penalltive mund të quhet sfida tjetër midis Sportingut dhe Adës.

Kjo ndeshje e luajtur paraditen e djeshme, në një temperaturë të lartë, ka detyruar gjyqtarët e takimit që të bëjnë pushime midis çdo pjese loje për freskim të lojtarëve. Ka qenë një sfidë që fati i rezultatit është përcaktuar nga gjuajtjet e 11-metërshave, të cilat janë akorduar 4 nga gjyqtari i penalltive, Redion Dobruna, por që janë realizuar vetëm 3 gola. Kështu, fillimisht ka kaluar në epërsi Sportingu, me anë të Gjylës në të 15-ën nga pika e bardhë. Por pas 7 minutash është Shkreli ai që barazon shifrat po nga pika e bardhë, ndërsa në të 33-ën trajneri i Adës B, Besmir Ndoj, humb mundësinë për të kaluar në epërsi të tijtë. Në fraksionin e dytë, është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre që edhe ka përfituar 11-metërsh, Valter Përndrecaj, që nuk fal duke kaluar 2-1 skuadrën e Ada B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"