Sfidë mes pretendentëve, Besa thyen Egnatian në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2021 | 19:37

Sfidë mes pretendentëve, Besa thyen Egnatian në miqësore

Nis “beteja” për Grupin B. Besa thyen Egnatian në prag të rifillimit të kampionatit, falë një dygolëshi të Kaina Nunjes. Duket se ky është shkaku që kavajasit kanë preferuar një kundërshtar të fortë në miqësoren e zhvilluar të shtunën në “Tropical”. Kavajasit patën vetëm mungesën e Shimës së dëmtuar, ndërsa bindëse ishte paraqitja e Erald Hysenit. Miqtë befasuan duke lënë në stol 6 titullarë, si vëllezërit Magani, Shtubinën, Xheksonin, Brahimajn apo Allmuçën.

besa egnatia

Kjo do të ndikonte jo pak në lojë, pasi verdhezinjtë morën direkt kontrollin. Pa kaluar 6 minuta, Peqini depërtoi fuqishëm në zonë dhe një mbrojtës nuk ka rrugë tjetër veçse ta rrëzojë. Ka 11-metërsh, të cilin Kaina e shndërron në gol. Eller përgjigjet për miqtë në të 13- ën, por Kuka neutralizon gjithçka. Janë minuta më të mira për ekipin e Mërgjyshit, që shënon në të 19-ën golin e dytë. Një dalje jo e llogaritur nga portieri Hasanbelli i jep shansin Kainës. Braziliani realizon me një roveshatë dhe 2-0. Pas këtij goli Egnatia zgjohet dhe kërkon edhe ajo shanset e saj. Çelhaka shërben herë për Gashin e herë për Lajthinë, por mbrojtja verdhezi neutralizoi për këtë pjesë të parë. Sapo nis pjesa e dytë, trajneri Gugash Magani fut në lojë titullarët që kishte në pankinë.

Dukshëm ka rritje në lojë dhe raste. Kavajasit mundohen të përfitojnë dhe Peqini në të 55- ën, sheh daljen e portierit Hasanbelli, por me portën bosh gabon. Atë që nuk e bën Besa, e bën përvoja e Shtubinës që ngushton shifrat në të 58-ën me kokë. Vijon presioni i miqve, ndërkohë që Besa bie në lojë, teksa aktivizon lojtarët e rinj si Zekolli, Ligeja, Duka e A.Hyseni. Diferencat pasqyrohen në fushë, ku Egnatia shton presionin. Megjithatë, kavajasit mund të shënonin në të 70- ën, nëse Peqini dhe Meçja do të tregoheshin më altruistë. Shtubina për pak sa nuk barazoi 4 minuta më vonë, pas asaj predhe spektakolare. Por, grushtimi i Dobjanit mbi traversë ruajti fitoren.

skeda

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"