Sfidë me rival direkt, Mërgjyshi bën llogaritë me Pogradecin: Të mos dalim pa pikë nga fusha e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 15:21

Sfidë me rival direkt, Mërgjyshi bën llogaritë me Pogradecin: Të mos dalim pa pikë nga fusha e tyre

Pasi ka fituar bindshëm në fillim të javës me Lushnjën dhe ka marrë kryesimin e grupit, Apolonia do të ketë sot një përballje edhe më të vështirë, transfertën e Pogradecit. Fierakët kanë vetëm 1 pikë më shumë se liqenorët dhe përballja e sotme në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” do të jetë një sfidë e fortë dhe interesante për kreun e Grupit B. Ndonëse do të luajë jashtë fushës së vet, Apolonia ndihet mirë psikologjikisht, pasi vjen një fitore e rëndësishme, ndërsa pogradecarët do të kërkojnë kthesën, pas humbjes me Besën që i rrëzoi nga kreu.
apolonia
Është një ndeshje e hapur, e fortë dhe pritet të jetë e luftuar gjer në fund, mes dy skuadrave që gjithmonë kanë pasur rivalitet.
mergjyshi
MËRGJYSHI
Për trajnerin e Apolonisë, Artan Mërgjyshi, takimi me Pogradecin do të jetë më i vështirë se ai me Lushnjën, ndaj dhe kërkon nga skuadra e tij të luajë e kujdesshme dhe me përqendrim maksimal deri në sekondën e fundit. “Menjëherë pas fitores me Lushnjën, u përqendruam te përgatitjet për Pogradecin. Momenti ku është futur gara nuk të lë shumë kohë për të shijuar një rezultat, por të mendosh për ndeshjen e radhës. Janë 3 kundërshtarë shumë të fortë dhe secila ndeshje është një finale më vete për ne, ndaj kërkon gjatë gjithë kohës të jemi të karikuar maksimalisht. Skuadra ka punuar mirë gjatë këtyre ditëve që kemi pasur në dispozicion. Pogradeci është një skuadër shumë cilësore dhe një rivale e denjë, gjë e dukshme edhe nga ecuria dhe
rezultatet e gjertanishme.

pogradeci
Është konkurrentja më e fortë për ne dhe e kemi të qartë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, pasi ata do të luftojnë për fitoren dhe kreun. Apolonia shkon me besim në forcat e veta, edhe ne do të luajmë për rezultatin maksimal, ashtu si në çdo ndeshje. Më minimalja nga ky takim, është që të mos humbasim”, ka thënë për “Panorama Sport” trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi.

Skuadrës fierake do t’i bënte punë edhe barazimi në këtë transfertë, siç e pohon edhe trajneri kryeqytetas. Nëse ruajnë kreun në Pogradec, bardhejeshilët fitojnë shumë edhe në aspektin moral.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"