Sfidë Juve-Real për Pogba, “Zonja” do edhe futbollistin e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 20:01

Sfidë Juve-Real për Pogba, “Zonja” do edhe futbollistin e Çelsit

Ka dy emra me peshë të Premier Ligës në të ardhmen e Juventusit. I pari nuk është risi, pasi prej kohësh po diskutohet për një rikthim të mundshëm të Pol Pogbasë në klubin që e vlerësoi. 

pOGBA Uillian

As i dyti nuk përbën një surprizë, pavarësisht se për transferimin e Uillianit në skadencë kontrate nuk po flitej prej kohësh. Mbi këto dy objektiva është përqendruar vëmendja e Fabio Paratiçit në një mision të kohëve të fundit në Londër.

DUEL PËR POLIN – Situata e Pogbasë është e qartë po aq sa e ndërlikuar. Fakt mbetet që kontrata i skadon në 2021- hin dhe që francezi i ka refuzuar të gjitha përpjekjet për një zgjatje të mundshme, gjithçka me udhëzimet e menaxherit Mino Raiola.

Verën e kaluar interesimit të Juventusit dhe Realit të Madridit, Mançester Junajtid i është përgjigjur me të njëjtën kërkesë ekonomike: 160 milionë euro. Një shifër që pas refuzimit të rinovimit nuk mund të pretendohet më. Tani “Djajtë” mund të kërkojnë rreth 100 milionë, thuajse aq sa shpenzuan për ta blerë.

 SARRI KËRKON UILLIANIN – Ndërkohë që rikthehet aktualitet emri i Uillian, në skadencë kontrate 30 qershorin e ardhshëm: edhe në këtë rast lojtari nuk ka lëshuar asnjë sinjal për një rinovim të mundshëm. Braziliani dëshiron të zgjedhë destinacionin e tij dhe udhëtimi i kohëve të fundit të Paratiçit në Angli ka shërbyer edhe për të nisur këtë negociatë.

Sezonin e kaluar, Sarri e përdori shumë te Çelsi: 32 ndeshje, 3 gola dhe 7 asiste në Premier; 15 ndeshje në Ligën e Europës, po 3 gola dhe 7 asiste. Me afrimin e tij Sarri mund të rikthehet te moduli 4-3-3 duke hequr dorë nga eksperimentet me fantazistët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"