“Sfidë e vështirë ndaj Kukësit, por dua tre pikëshin”, flet Shehi: Çështja e golit? Shpresoj të mos të ndodhë njësoj si…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2021 | 12:43

“Sfidë e vështirë ndaj Kukësit, por dua tre pikëshin”, flet Shehi: Çështja e golit? Shpresoj të mos të ndodhë njësoj si…

Tirana do të luajë ditën e nesërme ndaj Kukësit sfidën e kampionatit, e cila është e programuar të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” me fillim nga ora 16:00. Në vigjilje të kësaj supersfide ka folur përpara mediave, trajneri i bardhebluve Orges Shehi i cili ka analizuar këtë takim:

Shehi-0002-1

Skuadra – “Skuadra e plotë përveç Dansos, gjendja është e mirë, dhe nga ajo që çfarë kaluam një javë më parë skuadra mezi po e pret këtë takim, provimin tjetër që duhet të bëjmë për të marrë pikët maksimale.”

Kukësi – “Është një skuadër cilësore pavarësisht se rezultatet i kanë munguar, por në kontingjentin e saj ka lojtarë shumë të mirë, lojtarë që bëjnë diferencën edhe kur je në vështirësi. Koeficienti i vështirësisë është i lartë, na pret një ndeshje e rëndësishme për ne po aq sa e vështirë.”

Ndeshja ndaj Kukësit – “Në psikologjinë time unë mendoj që skuadra duhet të futet në fushë me kokën ulur duke punuar, por kur të përfundojë sfida të dalin me kokën lart. Kemi fanellën që peshon shumë, jemi kampionët në fuqi dhe gjithmonë duhet të kemi të njëjtën sjellje. Në futboll nuk ka të padiskutueshme, sigurisht që është një ndeshje e rëndësishme për ne, sigurisht që javë pas jave distanca për të rikuperohet pikë ngushtohet, edhe kjo i jep një vlerë më shumë ndeshjes nesër. Janë 9 finale, dhe si të tillë duhet ta trajtojmë nesër, duhet të mendojmë për të bërë çdo hap dhe jo për vendin e parë, duhet të mendojmë si duhet të ngjitemi sepse jemi ende në vendin e 5-të.”

Çështja e golit – “Nga ndeshja në ndeshje nuk ngjan ka panorama të ndryshme, skuadrat janë të ndryshme sepse dhe Skënderbeu nuk të jepte mundësi për hapësira. Duhet ta kishim zgjidhur edhe më parë çështjen e golit dhe shpresoj të mos ndodhl e njëjta gjë edhe me Kukësin.”

Presioni – “Presioni është normal dhe është i vazhdueshëm, duhet të mendojmë për këtë ndeshje, në përfundim të kësaj të mendojmë për betejën e rradhës.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"