Sfidë “Bledarësh” në Durrës, Kamza i beson Martinenës në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 12:16

Sfidë “Bledarësh” në Durrës, Kamza i beson Martinenës në sulm

Kamza kërkon që të rigjejë pikët. Pasi “thyen” Tiranën në startin e Kategorisë Superiore dhe humbën me Partizanin në javën e dytë, tashmë kryeqytetasit do të udhëtojnë drejt Durrësit për t’u kthyer te rezultatet pozitive. Përballë do të ketë Teutën, një ekip që ende nuk e ka provuar shijen e humbjes (ka një pikë më pak se kamzalinjtë).

devolli

Do të jetë një duel më shumë se interesant mbi të gjitha në pankina, pasi kundër njëri-tjetrit do të vihen dy miq shumë të mirë dhe dy ish-shokë ekipi, ndërsa kujtojmë që Shkëmbi dhe Devolli kanë luajtur që të dy te Partizani në sezonin 2007-2008. Mund ta quajmë ndryshe duelin e “Bledarëve”, pasi në njërën anë drejton Bledar Devolli dhe në tjetrën Bledi Shkëmbi. Përballë vendosen dy skuadra simpatike, që kanë surprizuar jo pak në 180 minutat e para të këtij kampionati. Dy ekipe që drejtohen nga dy trajnerë që ndoshta nuk kanë eksperiencë të gjatë, por kanë dëshmuar se janë tejet pasionantë dhe plot me ide inovatore.

NDRYSHIMET – Do të jetë pa dyshim një transfertë delikate, por Bledar Devolli duket se i ka marrë mirë masat për të kaluar me sukses këtë 90-minutësh. Kamza do të vijë me ndryshime në formacion dhe nga sa është parë në seancat e kësaj jave, stafi teknik ka bërë gati “asin nën mëngë” për të sfiduar Teutën. Në majën e sulmit do të luajë Nestor Martinena, një nga afrimet e fundit të kësaj merkatoje vere. Një debutim për argjentinasin me fanellën e Kamzës, por sigurisht që nuk është një lojtar i panjohur për kampionatin shqiptar, pasi vite më parë mbronte ngjyrat e Dinamos. Do të jetë një provë interesante edhe për këtë futbollist, të cilit sot i është ngarkuar detyra për të “shënjestruar” rrjetën e durrsakëve.

vsa

E sigurisht që i vetëm nuk do të jetë, pasi trajneri ka menduar që pas tij të vendosë edhe Sebino Plakun, i cili do të jetë një ndihmë e madhe për argjentinasin. Në krahët e sulmit priten Roloviç dhe Zisi, ndërsa si shkatërrues do të vendosen Arrabal me Malajn. Porositë e Devollit janë të qarta, kërkon që ekipi i tij të shohë më shumë përpara. Por sigurisht që pas dore nuk do të mbetet mbrojtja. Dhe nga sa është parë në seancën e fundit, mendohet që do të rreshtohet kjo katërshe: Frashëri-Teqja-Beqiri-Idrizaj. Për portën nuk ka vend për diskutime as këtë javë, po i është besuar sërish Ilir Avdylit. Pra, në fushë pritet që të shohim një Kamzë me skemën 4-2-3-1.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"