Sfidat e Superiores, në një orar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2014 | 9:44

Sfidat e Superiores, në një orar

Laci-Teuta 1-0FSHF-ja ka vendosur dje pasdite se të gjitha ndeshjet e javës së 30-të do të luhet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar. Në kushte të tilla, të gjitha përballjet e kësaj fundjave do të luhen të shtunën, pra më datë 26 dhe në orën 16:00. Dilema e madhe lidhej me Partizanin dhe Tiranën, pasi ishte e paqartë se ku do të luante njëra dhe ku tjetra. Pra, kësaj jave, derbi u zhvendos në përcaktimin e stadiumeve, për sfidat e së shtunës. Por, sikundër është konfirmuar zyrtarisht për “Panorama Sport” nga shefi i sektorit të garave, Besnik Çela, Partizanit do t’i duhet që ta presë Kastriotin në “Selman Stërmasi”, kurse Tirana me Vllazninë do të luajnë në “Qemal Stafa”. “Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të luhen të shtunën në orën 16:00. Fakti që Tirana dhe Partizani do të jenë pritëse në javën e 30-të, është përcaktuar që të parët të luajnë në “Qemal Stafa” dhe të dytët në “Selman Stërmasi”. Nga ky vendim të vetmit që kanë mbetur të kënaqur janë bardheblutë, pasi të paktën do të luajnë në një impiant, i cili është disi më i mirë se tjetri. Ndërsa më të pakënaqurit janë të kuqtë, sepse stadiumi është i amortizuar. Po jo vetëm kaq, pasi “Selman Stërmasi” është pronë e klubit të Tiranës, ndaj logjikisht të kuqtë prisnin që të ishin pikërisht bardheblutë që të luanin aty. Por, derisa nuk ka më kthim pas, federata e ka marrë një vendim, Partizanit nuk i mbetet tjetër gjë, veçse të pranojë, gjë të cilën e ka bërë. Do të jetë hera e dytë për këtë sezon që Partizani do të luajë në “Selman Stërmasi”, ku në javën e pestë kanë pritur Flamurtarin, takim i cili u mbyll në barazim 0-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"