Sfidat e kupave të Europës/ Klubi bardheblu e pëson nga UEFA, kampionët dënohen me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 14:37

Sfidat e kupave të Europës/ Klubi bardheblu e pëson nga UEFA, kampionët dënohen me…

Klubi i Shkupit është dënuar me gjobë nga UEFA.

SHKUPI

Qeveria e futbollit europian ka gjobitur klubin bardheblu me masën 44 mijë euro për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjet ku kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut kanë shkaktuar në ndeshjet gjatë Kupave të Europës.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi shkupjan me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Facebook”, duke i bërë edhe një thirrje tifozëve të tyre:

KOMUNIKATA E KLUBIT TË SHKUPIT –

“Të dashur tifozë të klubit tonë! ✉️

F.C Shkupi gjithmonë ka vlerësuar përkrahjen tuaj dhe ende vazhdon, por ndonjëherë ndodhin skena që nuk janë aspak të dëshiruara për ne. Kështu për shkak disa ngjarjeve të shkaktuara nga disa tifozë të papërgjegjshëm në ndeshjet në Evropë dhe nga ndeshja e fundit në Çair, klubi jonë është dënuar nga ana e UEFA-së më një gjobë prej 44.000€.

Ju ftojmë që skena të tilla mos të përsëriten si dhe të përkrahim FC SHKUPIN ashtu siç na ka hije.

PËR KAMPIONAT

PËR SHKUPIN”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"