Sfida “Xhaka kundër Xhaka”, ja çfarë thotë tani Taulanti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2016 | 11:13

Sfida “Xhaka kundër Xhaka”, ja çfarë thotë tani Taulanti

Taulant Xhaka ka folur për faqen e klubit të Bazelit rreth pjesëmarrjes në Euro 2016 me përfaqësuesen shqiptare dhe sidomos për duelin e tij kundër Granit Xhakës.

Taulant+Xhaka+Albania+v+Switzerland+Group+_v4Wq83TZ6Jl

“Ishte një ndeshje shumë e veçantë, sidomos për familjen time. Për mua personalisht nuk ishte e thjeshtë të përballesha në fushë me tim vëlla. Por ne jemi profesionistë dhe u sollëm si të tillë në ndeshje. Dhamë gjithçka në fushë dhe në fund përgëzuam njëri-tjetrin”, ishin fjalët e tij.

taulant granit

Ndryshe nga opinioni i përgjithshëm, Taulant Xhaka e cilëson të merituar suksesin e Portugalisë dhe jo rastësor. “Portugalia në përfundim të fazës së grupeve kishte të njëjtat pikë si ne. Madje ne duhet të prisnim deri në ndeshjen e tyre për të mësuar nëse do të vazhdonim të qëndronim në Europian apo do të eliminoheshim.

xhaka ronaldo

Gjithsesi duhet ta pranojmë që Portugalia kishte një skuadër të fortë. Nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi Europianin nuk e fiton rastësisht por e fiton kur ke një skuadër të fortë”, tha ai në një intervistë ku hodhi poshtë zërat për largim nga Bazeli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"