Sfida universale, Inter-Juve është edhe Lukaku-CR7. Çfarë duhet të dini për përballjen e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 11:50

Sfida universale, Inter-Juve është edhe Lukaku-CR7. Çfarë duhet të dini për përballjen e sotme

Inter-Juventus do të ofrojë shumë duele, por ai mes Lukakut dhe Ronaldos shkon përtej kujtdo tjetri. Sa të ndryshëm (dhe jo vetëm nga ana fizike), aq edhe të ngjashëm në vazhdimësinë e shënimit të golit, belgu i zikaltërve ashtu sikurse portugezi i bardhezinjve nuk janë më kot edhe dy më të paguarit e skuadrave respektive, ndonëse paga e Ronaldos është thjesht monstruoze (31 milionë euro në sezon), e pakrahasueshme me askënd tjetër, duke qenë se është sa 4-fishi i asaj të Lukakut (7.5 milionë në sezon).

Lukaku-Ronaldo-1200x900

Por pavarësisht kësaj, kur mendon se të dy së bashku deri në këtë pjesë të kampionatit kanë realizuar 27 gola së bashku (15 për CR7 dhe 12 për Romelun), kjo shifër tregon të gjithë forcën dhe peshën e madhe që mbajnë për skuadrat respektive, por edhe për spektaklin e kampionatit italian, duke qenë se Lukaku dhe Ronaldo kanë realizuar të dy më shumë sesa 12 skuadra të Serisë A. Një çmenduri!

TESTI I SË VËRTETËS

Nëse për Ronaldon krahasimet janë drejt fundit, Lukaku, i cili është pa dyshim jetik për Interin, duhet të tregojë se di të jetë deciziv edhe në ndeshjet për titull. Që kur ka veshur bluzën zikaltër, belgu vërtet ka realizuar tre gola në derbi ndaj Milanit dhe 3 ndaj Napolit, por ka mbetur thatë ndaj të mëdhave të tjera si dy ekipet romane (Lacios dhe Romës), Atalantës dhe mbi të gjitha Juventusit, rivales së madhe… Ndërsa Kristiano ka pak për të treguar, duke qenë se të mëdhatë italiane i ka “dënuar” të gjitha në 3 sezonet e tij në Itali.

NË PAK MUAJ

Duke u rikthyer të numrat marramendës të kësaj pjese sezoni, me një gol të dielën (nesër), Ronaldo do të kalonte veten lidhur me realizimet e bëra në transfertë, gjatë gjithë sezonit të kaluar (9 gola), ndërsa Lukaku mund të kalojë numrin e golave që ka realizuar në “San Siro”, gjatë gjithë kampionatit të kaluar (8 gola). CR7 për më shumë është i vetmi që shënon të paktën 15 gola, në 15 sezonet e fundit, rekord absolut në pesë ligat e mëdha europiane (nga 2006-2007), por mbi të gjitha ai deri në këtë pjesë të kampionatit është më decizivi se kushdo tjetër. Portugezi ka realizuar 43 për qind të golave të Juventusit (15 nga 35 në total), ndërsa Lukaku është disi më poshtë, me 28 për qind të golave zikaltër (12 nga 43). Për më tepër, belgu nuk ka shijuar golin në dy ndeshjet e fundit në kampionat, diçka që nuk i ndodhte prej janarit të vitit 2020.

unnamed

NUMRA ITALIANË

Duke zgjeruar horizontin e numrave italianë të dy jashtëtokësorëve të golit, Lukaku ka luajtur për Interin 93.5 për qind të ndeshjeve në total të skuadrës (73 nga 78), ndërsa Ronaldo 84.9 për qind (107 nga 126). Belgu shënon një gol çdo 114 minuta lojë (51 në total), ndërsa Ronaldo një çdo 109 minuta me Juven (84 në total). Lukaku deri më sot ka realizuar 30.9 për qind të golave zikaltër në dy sezonet e fundit (51 nga 165), ndërsa Ronaldo 35.2 për qind (84 nga 238). Pa Lukakun në fushë Interi fiton 20 për qind më pak të ndeshjeve (zbret nga 60 në 40), ndërsa pa Kristianon Juventusi fiton 17 për qind më pak (zbret nga 69 në 52 për qind të 3-pikëshave).

15 MINUTA MAGJIKE

Ajo e ditës së nesërme (të dielën) nuk duket ndeshje që mund të merret për bazë, por kjo dyshe goleadorësh di sesi të sfidohet edhe në golat e shumëfishtë. Lukaku ka realizuar me bluzën e Interit 12 dopieta (një çdo 6 ndeshje), ndërsa Ronaldo është në kuotën 17 dopieta (një çdo 6.2 ndeshje), por krenohet edhe dy tripleta (kundër Atletikos në Ligën e Kampioneve dhe Kaljarit në sezonin 2018- 2019). Por pavarësisht sesi shënojnë (Lukaku dhe Ronaldo janë edhe dy goditës penalltish thuajse të pagabueshëm), belgu mëngjarash i Interit dhe portugezi i Juventusit kanë një tjetër të përbashkët. Fraksioni i lojës në të cilin ato shënojnë më shumë është mes minutave 61 dhe 75, konkretisht 13 gola për Romelun dhe 19 për Kristianon. Shkurt, sfida e së dielës në “San Siro” do të jetë plot surpriza dhe e gjitha për t’u shijuar…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"