Sfida Tirana-Dinamo, zbuloni cili do të vendosë drejtësi sot në derbin e kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2021 | 10:20

Sfida Tirana-Dinamo, zbuloni cili do të vendosë drejtësi sot në derbin e kryeqytetit

Kreshnik Cjapi pritet të jetë arbitri kryesor i ndeshjes së sotme, Tirana-Dinamo, që do të zhvillohet në orën 19:45 në stadiumin “Air Albania”.

kreshnik cjapi

Gazeta “Panorama Sport” zbulon se sektori i gjykimit në FSHF ka qenë shumë i dyzuar gjatë ditës së djeshme për caktimin e arbitrit kryesor të derbit, teksa alternativa kanë qenë Enea Jorgji dhe Kridens Meta.

Mirëpo, në fund është përzgjedhur arbitri që përfaqëson kolegjiumin e Fierit. Cjapi gjykon për herë të parë një derbi këtë sezon, por ka qenë kryesor edhe në një ndeshje të Dinamos, pikërisht atë ndaj Laçit, që përfundoi 1- 1.

Në ndryshim nga ndeshja e turit të dytë të Kupës, këtë herë nuk do të mungojë sistemi VAR.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"