Sfida speciale ndaj Flamurtarit, Mezani u jep lojtarëve “recetën” fituese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 15:52

Sfida speciale ndaj Flamurtarit, Mezani u jep lojtarëve “recetën” fituese

Gjirokastritët nën drejtimin e Gentian Mezanit janë duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për takimin e nesërm me Flamurtarin. Për Mezanin është një tjetër përballje si “ish”, pasi luan ndaj ekipit të vendlindjes, të cilin e ka drejtuar para pak sezonesh. Për trajnerin e Luftëtarit, ndeshja me Flamurtarin ka marrë rëndësi të veçantë. Humbja me Laçin la shije të hidhur, ndaj në kampin bluzi po punohet më së shumti në aspektin psikologjik, me qëllim kthimin te rezultati pozitiv.

Mezani

Në dy ditët e përgatitjeve anti-Flamurtar, stafi teknik i Luftëtarit, teksa ka analizuar humbjen, u ka kërkuar lojtarëve mospërsëritjen e gabimeve të fundit. Trajneri Mezani, pasi u ka dhënë “recetën” lojtarëve në analizë se duhet ruajtur përqendrimi dhe serioziteti në çdo minutë ndaj Flamurtarit, më pas ka vijuar punën në terren.

Nga ajo që u pa gjatë seancës së djeshme, trajneri pritet t’i besojë formacionit që luajti edhe ndaj Laçit. Mezani herë pas here u tërhoqi vëmendjen lojtarëve për të mos u nxituar në veprimet me topin dhe të mos e mbajnë më shumë sesa duhet në situata të rrezikshme, të cilat ndëshkojnë edhe skuadrën.

luftetari mezani

Në seancën e paradites së djeshme mungonin dy mbrojtësit, Rustem Hoxha dhe Aurel Demo. Hoxha kishte marrë leje nga klubi, pasi mori “statusin” e babait, i cili u bë me një vajzë. Gjithsesi, falë paraqitjes pozitive në qendër të mbrojtjes, Hoxha shihet si titullar i padiskutueshëm kundër Flamurtarin. Ndërsa Demo është stërvitur veçmas grupit në palestër, si pasojë e dëmtimit që mori në kofshën e djathtë dy ditë më parë.

Ish-ët – Lejdi Liçaj dhe Vasil Shkurtaj janë dy vlonjatët e Luftëtarit që do të luajnë ndaj skuadrës së qytetit të origjinës. Liçaj është produkt i shkollës vlonjate, ndërsa Shkurtaj është me origjinë nga Vlora, por ka lindur në Greqi.

Luftëtari

Edhe malazezi Balsa Radoviç shkon si “ish” në Vlorë. Njëkohësisht, sfidë më vete është ballafaqimi i Mezanit me të shkuarën si trajner i Flamurtarit. Në përballjen e fazës së parë të luajtur në Gjirokastër, Luftëtari u mundu 1-0 nga vlonjatët, falë golit të kapitenit Bushiç në minutën e 25-të.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"