Sfida që ul siparin e javës së 8-të në Superiore, ja formacionet e mundshme në Egnatia-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2021 | 11:35

Sfida që ul siparin e javës së 8-të në Superiore, ja formacionet e mundshme në Egnatia-Vllaznia

Egnatia-Vllaznia do të luhet në një stadium me kushte të mira. Vëzhgimi i gazetës sjell pamje që edhe terreni i mirë do të jetë një plus më shumë drejt një rezultati pozitiv.

EGNATIA VLLAZNIA

Skuadra dje ka zhvilluar seancën e fundit gjithëpërfshirëse që nga goditjet në kuadrat, krosimet e vendosja taktike për më shumë saktësi.

Por, dhe formacioni do të ketë pak ndryshime nga i kaluari, nuk do të mungojnë as ish-ët si Shtubina e Imeri që kanë dhënë kontribut për Vllazninë sezone më parë.

Sezonet e largëta Volumi, Luan Zmijani e trajneri Hysen Dedja kanë qenë pjesë e rrogozhinasve me mjaft rigorozitet.

Edhe tifozëria vendëse pas një numri rekord biletash të shitura ka nisur organizimet për këtë përballje të veçantë.

Vllaznia do të ketë vetëm një mungesë në përballjen e sotme ndaj Egnatias.

Fahrudin Gjurgjeviç nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Brdariç, pasi sulmuesi ka ndier sërish probleme në këmbën e majtë.

Megjithatë, për këtë sfidë mësohet se pjesa tjetër është totalisht e gatshme.

Janë riaftësuar Dianje, Jonuzi dhe Latifi, me këtë të fundit që pritet të sakrifikojë sot pas dëmtimit në kavilje.

VLL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"