Sfida që do të vendosë titullin kampion, administratori i Sasuolos i prerë: Milanin nuk e tolerojmë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 14:44

Sfida që do të vendosë titullin kampion, administratori i Sasuolos i prerë: Milanin nuk e tolerojmë!

Ish-presidenti i ndjerë i Sasuolos, Xhorxho Skuinci, ishte milanist, ndërkohë që tashmë simboli i klubit është Xhovani Karnevali që në cilësinë e administratorit ka mundur të forcojë ekipin me afrime ekonomike, por që tashmë vlejnë miliona.

KARNEVALI

I kontaktuar për të dhënë një mendim mbi ndeshjen e Sasuolos me Milanin ai ka thënë:

“Kam mik Marotën, por edhe Maldinin. E sigurt është që do të respektojmë kampionatin si në të kaluarën. Të mos harrojmë se ndër vite kemi mundur Milanin e Alegrit, Sedorfit dhe Inzagit.

Deri pak kohë më parë kuqezinjtë dëshironin disa nga yjet tanë, por që kur doli lajmi i shitjes, është ndërprerë çdo bisedim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"