Sfida ndaj Vorës, flet mesfushori i Burrelit: Kemi mungesa, por asgjë nuk na ndal për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2021 | 11:27

Sfida ndaj Vorës, flet mesfushori i Burrelit: Kemi mungesa, por asgjë nuk na ndal për…

Pas shkarkimit të Saimir Patushit, ka ikur edhe zëvendësi i tij, Marjan Lleshaj. Burreli mbetet pa trajner, e megjithatë këtë javë do ta drejtojë Endri Kaca.

Burreli

Ndeshja me Vorën është shtyrë për të dielën, ndaj matjanët kanë një ditë më shumë për këtë duel. Mesfushori Falvio Farruku beson te kthesa e madhe, ndërsa për gazetën “Panorama Sport” tha:

“Besoj që skuadra është në formë të shkëlqyer. Djemtë janë të motivuar për t’u kthyer te fitorja. Është një ndeshje e vështirë për ne, pasi vijmë nga disa rezultate jo të mira.

Megjithatë, kjo nuk do të na dekurajojë. Kemi mungesa për shkak të kartonëve, por asgjë nuk do të na ndalë për të gjetur kthesën”.

DRITAN KURTI –

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"