Sfida ndaj Turbinës, Bruka: Kampionat me kualitet Superioreje, Besëlidhja nuk zhgënjen!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2022 | 11:50

Sfida ndaj Turbinës, Bruka: Kampionat me kualitet Superioreje, Besëlidhja nuk zhgënjen!

Pasditen e së premtes, lezhjanët e Besëlidhjes, pasi kryen një stërvitje të lehtë, u nisën drejt Cërrikut. Trajneri Alban Bruka, në bisedën për “Panorama Sport”, tregoi për atë që pret nga ky start i kampionatit.

BRUKA BESELIDHJA

“Pas shtatë javësh fazë përgatitore, tashmë ekipi është i kompletuar dhe i gatshëm për nisjen me sukses të sezonit të ri. Jemi forcuar me futbollistë kualitativë dhe me provojë, që nga porta e deri në majë të sulmit.

Duke e studiuar ekipin hap pas hapi gjatë fazës përgatitore, jam i kënaqur. Transfertën ndaj Turbinës e vlerësojmë maksimalisht.

Duke e ditur se në start të gjithë pretendojnë njësoj, ne kemi punuar intensivisht për të karikuar ekipin maksimalisht nga të gjitha aspektet.

Jam optimist për këtë Besëlidhje të formatuar enkas për t’iu përgjigjur kohës, pasi grupi i Kategorisë së Parë është me kualitet Superioreje”, është shprehur trajneri Bruka.

P. GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"