Sfida ndaj Totenhemit, Kovaç largon presionin: Kënaqem me barazim, shpresoj që Nojer dhe Levandovski…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2019 | 11:53

Sfida ndaj Totenhemit, Kovaç largon presionin: Kënaqem me barazim, shpresoj që Nojer dhe Levandovski…

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, u shfaq shumë optimist në konferencën e djeshme për shtyp. Kroati u shpreh se Bajerni i tij kishte ardhur në Londër për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të marrë pikë. Nisur nga kundërshtari, edhe një pikë në Angli nuk do të ishte keq për gjermanët.

Kovac

KUNDËRSHTARI

“Totenhemi është një rival i fortë për t’u përballur. Ata kanë nevojë për pikë, por edhe ne duam minimalisht 1 pikë. Kjo do të na bënte shumë punë përpara dy ndeshjeve ndaj Olimpiakosit”.

PRESIONI

“Ata luajnë përballë tifozëve të tyre në një impiantet më të bukura në Europë. Presioni ndaj nesh do të jetë i madh në fushë dhe jashtë saj. Niveli i ndeshjes do të jetë ndryshe nga ato që kemi luajtur në Bundesligë. Totenhemi luan një futboll të bukur. Duhet të jemi gati si nga ana fizike dhe mendore, po ashtu edhe nga ana teknike dhe taktike. Vetëm kështu do të mund të ndeshemi si të barabartë me ta”.

FORMA

“Ata janë rritur shumë në vitet e fundit dhe kjo falë trajnerit të tyre. Poçetino ka ide të qarta për lojën që kërkon të luhet në fushë. Në Europë ata kanë filluar të lënë shenjë. Vazhdimësia e mirë e tyre me shumë mundësi do të shpërblehet në fund”.

DËMTIMET

“Lukas Hernandez nuk u stërvit me skuadrën. Ai u dëmtua para se të mbaronte pjesa e parë në Paderbon, por do të presim deri në momentin e fundit për të vendosur. Ivan Perisiç është mirë dhe do të jetë i gatshëm për nesër (sot)”.

KEJN

“Ajo që po tregon në kampionatin anglez është me të vërtetë fantastike. Nuk ka asnjë gjë që ai nuk di ta bëjë. Së bashku me Levandovskin është një ndër sulmuesit më të mirë në botë”.

OBJEKTIVI

“Duhet të mundohemi ta dominojmë kundërshtarin për 60 minuta. 90 minuta nuk është e mundur. Skuadra është gati, shpresoj që Nojer të jetë në një formë të mirë. Është e sigurt se do të ketë një natë me shumë punë. Nëse ia del të bëjë një ndeshje të mirë, atëherë mund të kemi shanse të mira për të marrë një rezultat pozitiv. Rreshtimi? Pak rëndësi ka, duhet të japim 100% tonë, pavarësisht se si do të rreshtohemi në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"