Sfida ndaj Teutës, flet Mërgjyshi: Është e hapur gjithçka, objektivi ynë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 11:18

Sfida ndaj Teutës, flet Mërgjyshi: Është e hapur gjithçka, objektivi ynë është…

Korabi luan sot aktin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Udhëtojnë në Durrës, për të matur forcat me Teutën vendëse. Ndeshjen e parë e kanë humbur, megjithatë kualifikimi është ende i hapur. Dibranët joshen nga ky kompeticion, por jo aq sa… ngjitja.

Mergjyshi

Vëmendja është te kampionati dhe marrja e vendit të dytë, që të mundëson kalimin në Kategorinë Superiore. Këtë e pranon edhe vetë Artan Mërgjyshi, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport. E megjithatë, nuk ka në plan që të anashkalojë as sfidën e stome.

“Në ndeshjen e kthimit, do të luajmë si në të parën. Pra, me ata lojtarë. Kjo, për t’u dhënë minutat e duhura lojtarëve të stolit për t’i mbajtur në formë. Dua t’i kem të gatshëm ata për ecurinë e kampionatit, sepse objektivi ynë është të tentojmë ngjitjen në Kategorinë Superiore.

Sa i takon ndeshjes së Kupës, të tria rezultatet janë të hapura. Le t’ia lëmë fushës të flasë, por për asnjë çast nuk do ta anashkalojmë”, përfundoi tekniku.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"