Sfida ndaj Skënderbeut, Duro: Do të jetë një duel interesant, por jo vendimtar për kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 16:43

Sfida ndaj Skënderbeut, Duro: Do të jetë një duel interesant, por jo vendimtar për kampionatin

Sfida më e rëndësishme e kësaj jave në Superligën Shqiptare pritet të jetë ajo midis Skënderbeut dhe Flamurtarit. Vlonjatët kanë habitur këtë sezon me paraqitjet e tyre dhe me pozicionin në tabelë.

Duro-470x283

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, foli për mediat mbi ndeshjen e nesërme, objektivin e Flamurtarit në këtë sfidë dhe gjendjen e ekipit.

Duro

Sfida ndaj Skënderbeut?

Nuk është ndeshje vendimtare për kampionatin, pasi nuk kemi presion për titullin duke qenë se jemi një ekip që është formuar nga fillimi në këtë sezon dhe çdo gjë bëhet në mënyrë graduale ashtu siç e ka bërë Skënderbeu gjatë këtyre viteve. Megjithatë, duke patur parasysh momentin e mirë që po kalojmë, ku kemi kaluar tre teste të rëndësishme, dy ndaj Partizanit dhe një me Kukësin ku skuadra është paraqitur shumë mirë. Duke patur parasysh që kemi përballë skuadrën më të mirë të kampionatit shqiptar, them që do të jetë një duel interesant.

Objektivi në Korcë?

Po shkojmë në Korçë për të marrë maksimumin, sepse në një ndeshje futbolli janë të pranueshëm të tre rezultatet. Sigurisht që fitorja jonë do ta bënte kampionatin më interesant, ashtu si do ta bënte nëse do të fitonim në Kukës me distancën që do të ishte më e afërt, por fitorja na iku nga duart për pak. Skënderbeu është më i qetë duke qenë se ka një diferencë pikësh, e cila ta krijon qetësinë e vazhdimësisë. Gjithsesi, kam një skuadër e cila mund ti përballojë të gjithë kundërshtarët pa asnjë lloj problemi.

Gjendja e skuadrës përpara sfidës së nesërme?

Mungesat tona janë Sidibe, që për mua është një pikë shumë e rëndësishme, por edhe Zhufo që ka një dëmtim muskulor që ndoshta do të jetë disa kohë jashtë skuadrës. Bicaj rikthehet dhe është i gatshëm, ashtu si edhe Muarem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"