Sfida ndaj Lushnjes, Dede në kërkim të pathyeshmërisë: Objektivi i skuadrës është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 11:14

Sfida ndaj Lushnjes, Dede në kërkim të pathyeshmërisë: Objektivi i skuadrës është…

Erzeni kërkon pathyeshmërinë. Kanë 8 javë që nuk e njohin humbjen (mes 7 fitoreve dhe 1 barazimi), ndaj as sot që kanë në plan të ndalet. Presin në “Tofik Jashari” Lushnjën dhe angazhimi është maksimal, përtej renditjes së kundërshtarit. Këtë e thotë edhe Nevil Dede, i cili nuk merret me tabelën. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri mendon se në fushën e re do të kenë mundësinë që të shfaqin arsenalin e tyre më të mirë dhe marrin pikët e radhës.

nevil dede 1

“Në dukje jemi ne favoritë, pasi përballet vendi i dytë me të 13-in. E megjithatë, nuk dua të merrem me renditje. Është fusha ajo që do ta thotë fjalën e vet.

Jemi stërvitur me intensitet për të vetmin synim: fitoren. Pozitiv është fakti se rikthyer në fushën tonë, e cila tashmë është e rinovuar dhe në një gjendje mjaft të mirë për të luajtur futboll.

Është ndeshja e parë që luajmë dhe me siguri do të jetë fatsjellëse. Këtë takim e konsideroj si një finale, ndaj jemi përgatitur edhe psikologjikisht që të vlerësojmë në maksimum Lushnjës, që është një kundërshtar i fortë dhe do të luftojë për të mos dalë pa pikë.

Objektivi i skuadrës është ngjitja dhe nuk do të ndalemi derisa ta realizojmë”, përfundoi numri një i stolit shijakas.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"