Sfida ndaj Laçit, Realdo Fili projektohet titullar te Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 12:19

Sfida ndaj Laçit, Realdo Fili projektohet titullar te Luftëtari

Për dyshen e Luftëtarit MarantasNovi, s’ka kohë për humbur. Transferta laçiane do të thotë shumë për vazhdimësinë. Rezultati negativ në fushën e vështirë të Laçit do e errësonte më shumë situatën. 

hasani fili

I kushtëzuar nga mungesat e lojtarëve si Franc Lala në qendër të mbrojtjes, për arsye skualifikimi, dhe mesfushorit Joan Çela (i pezulluar nga trajneri Marantas), ekipi zbriti jo i plotë në fushë. Nga çka u konstatua në stërvitjen e djeshme, sulmuesi Realdo Fili e nisi testin brenda “llojit” si titullar me fanellën e Luftëtarit.

Porta, si zakonisht, do mbrohet nga i paprekshmi Paiteris, pasuar në prapavijë nga Qato, Kukaj, Isufi, Dragushi. Sakaq, dyshja RrapoAçka do përbëjë “digën” para mbrojtjes, për të vijuar në mesfushë me Hyseinin, Filin, Dushkajn dhe Oshafin në majë të sulmit. Novi Krahu i djathtë i Jorgos Maranatas, pas seancës së djeshme stërvitore, lidhur me rëndësinë e sfidës së nesërme, deklaroi: “Padyshim që është një ndeshje vështirë. Luajmë përballë një kundërshtari të fortë, i cili në fushën e tij është ‘kockë e fortë’. Për vetë pozitat që kemi në klasifikim, s’ka kundërshtarë të lehtë apo të dobët. Ne si staf, por edhe lojtarët, kemi folur çdo ditë. U kemi transmetuar besim dhe optimizëm. Diferencat në organikë s’u përgjigjen rezultateve. Shpresojmë të mos na ndjekë fati i keq. Në ndeshjen e fazës së parë, pësuam gol në minutën e 94-ët dhe na iku fitorja nga dora. Këtë ndjesi të keqe lojtarët tanë e kanë hedhur pas krahëve, ndaj ne besojmë në Laç”, tha Novi.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"