Sfida ndaj Laçit, reagon Skënderbeu: Shtyrja do kishte kosto financiare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 15:17

Sfida ndaj Laçit, reagon Skënderbeu: Shtyrja do kishte kosto financiare

Pas shumë debatesh, diskutimesh dhe akuzash, FSHFja vendosi që ndeshja e javës së 12-të të luhet rregullisht ditën e mërkurë. Një hezitim për përcaktimin e këtij takimi la pas shumë spekulime nga rivalët direkt për titull.

Skenderbeu44

Por, në kampin korçar nuk janë dakord që shtyrja do ishte në favorin e tyre, përkundrazi. Nga sa bëhet me dije nga burime pranë klubit, por edhe nga drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet me Mediat, Enea Zhidro, theksohet se nëse ndeshja e kësaj jave do të shtyhej, do të kishte kosto për bardhekuqtë.Zhidro

“Një shtyrje e këtij takimi do të kishte kosto për ne. Përveç asaj të përgatitjeve dhe mikrociklit javor të ekipit, ka edhe kosto financiare dhe kohore. Ekipi udhëtoi në Durrës një ditë pas ndeshjes me Kastriotin dhe ishte gati për këtë takim. Kështu që është në të mirën tonë që kjo ndeshje të luhet”, tha numrit një të zyrës së shtypit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"